Nis sot zbatimi i ligjit të ri, lëvizja deri në orën 13:00, më pas në karantinë

0
135

Sot hyri në fuqi urdhri i ri i kryeministrit Edi Rama dhe tashmë qytetarët mund të lëvizin vetëm në këtë fashë orari, nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00 të mesditës.

Po kështu, pas orës 13:00 ditës së sotme deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës nuk lejohet të lëvizë asnjë person dhe çdo aktivitet në vend do të jetë mbyllur. Në terren ka zbarkuar ushtria dhe policia, për të monitoruar lëvizjet e njerëzve.

Në çdo supermarket ka policë dhe ushtarë. Kryeministri bën thirrje se jemi në luftë me një armik të panjohur dhe duhet të qëndrojmë në shtëpi. Ndërkohë, kreu i qeverisë ka publikuar edhe një listë të bizneseve që do të lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre në këtë fashë orari.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70, ndërsa në 2 ai i të shëruarve. Mes të infektuarve kanë humbur jetën dy persona. Po kështu, 9 prej të infektuarve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin vetëm në orarin 05:00 të mëngjesit deri në 13:00 të mesditës.

Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë.

E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here