OBSH thirrje të rinjve: Maskat janë për mjekët, nëse nuk ju duhen, ju lutem mos i vendosni

0
90

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ditën e sotme e ka vënë theksin tek të rinjtë dhe neglizhenca e tyre përballë pandemisë së koronavirusit.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u kujtoi të rinjve se është ata sikurse të moshuarit mund të infektohen nga ky virus dhe mund të përfundojnë në spital nëse nuk kujdesen.

“Unë dua t’u them të rinjve: ju nuk jeni të pathyeshëm, ju mund të infektoheni dhe mund të përfundoni në spital. Dhe në çdo rast, zgjedhjet që bëni mund të ndikojnë në jetën e të tjerëve”.

Nga ana tjetër zyrtari më i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit, në Gjenevë, Michael Ryan rikujtoi se përhapja e virusit COVID-19 e ka future sistemin shëndetësor në kolaps.

“Shikoni kujdesin intensiv në disa pjesë të botës, plotësisht të mbingarkuar. Shikoni mjekë dhe infermierë të rraskapitur. Kjo nuk është normale. Ky nuk është një sezon i thjeshtë. Ka sisteme shëndetësore në kolaps. Kjo nuk është normale”.

Gjatë konferencës u vu theksi tek mungesa e maskave dhe OBSH iu drejtua të rinjve dhe të gjithë qytetarëve në mbarë botën se nëse nuk iu duhen maskat, apo nuk kanë një të sëmurë në shtëpi të mos i vënë ato, sepse mjekët që janë në vijën e parë të sëmundjes iu nevojiten më shumë se kushdo.

“Maskat janë për punëtorët e vijës së përparme, nëse nuk ju duhen, ju lutem mos i vini.Ne nuk mund t’i rrezikojmë mjekët dhe infermierët tanë. Nëse nuk keni një person të sëmurë në shtëpi, nuk keni nevojë për maskë, ju lutemi mos e vendosni atë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here