Vullnetarja e parë në botë, teston vaksinën ndaj koronavirusit

0
129

Lufta për të shpikur vaksinën ndaj koronavirusit të ri po intensifikohet. Ditën e sotme mësohet se është testuar te njeriu vaksina e parë që mund të luftojë koronavirusin. Vullnetarja është një grua nga Shtetet e Bashkuara, nënë e dy fëmijëve. Ajo është injektuar sot me vaksinën me emrin “mRNA-127” e zhvilluar nga kompania amerikane “Moderna Inc”.

“Ndjehem shumë mirë”, ishin fjalët e para të saj pasi u injektua me vaksinën. 43-vjeçarja Jennifer Haller tha se është e lumtur që është bërë pjesë e diçkaje kaq të madhe. Injeksioni nuk i infekton vullnetarët me koronavirus, pasi nuk e përmban virusin, por në këtë fazë po testohet nëse përbërësit e saj mund të shkaktojnë efekte anësore te pacientët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here