Shteti i rrethuar i Edi Ramës

0
122

Nga Ergys Mërtiri

Ky eshte shteti qe enderron Edi Rama, nje shtet pa popull, pa institucione, pa media, pa ligje, ku ai qeveris si mbret me akte normative, si t’ia jape truri, duke ushtruar pasionin e tij per t’iu bere njerezve rreshtore.

Ky natyrisht nuk eshte shtet, eshte shtetrrethim. Nese do te kishte shtet, do te kishim spitale, mjete per kurim, organizm te mire dhe mundesi qe te semuret te gjejne derman si dhe instrumente teknologjike e organizative per te menaxhuar jeten e perditshme (si ne shume vende te tjera). Ne pamundesi per te menaxhuar virusin, kjo qeveri menaxhon popullin, ne menyren me primitive: me gjoba e kercenime. Semundja nuk menaxhohet me shendetesi por me polici. Ky eshte shteti i Edi Rames: Shtet policor.

Por nuk eshte kaq. Eshte nje deshire perverse e tij te mundoje njerezit, t’iu imponohet, t’iu beje qytetareve zbor, dhe mbi te gjitha, kjo eshte nje menyre per propagande, duke prodhuar panik, nepermjet te cilit ai shfaqet si shpetimtar ne krye te nje sakrifice mbarekombetare. Keshtu me shume sesa per te mbrojtur shendetin e tyre, qytetaret po veteburgosen per te shpetuar qeverine nga pakenaqesite e krijuara.

Shqiperia eshte tashme vendi me masat me te rrepta ne Europe, pavaresisht se jemi nder vendet ku, te pakten zyrtarisht, virusi eshte perhapur thuajse me pak se kudo. Vendet europiane deklarojne shifra shume me te larta perhapjeje, por askush nuk ka ndaluar qarkullimin e njerezve ne rruge e parqe, e as makinat apo mbylljen e te gjithe aktiviteteve ekonomike jo jetike.

E megjithate, edhe ndaj ketyre masave, shume me te lehta sesa ne Shqiperi, kudo neper Europe ka debat dhe shume specialiste thone se ato jane te teperta, te paefektshme madje edhe problematike. Ka shume specialiste qe thone se karantina nuk e pengon dot perhapjen e virusit, se ai do beje te veten dhe duke pezulluar qarkullimin vetem sa i zgjasim kohen e perhapjes, gje qe, nga ana tjeter, prodhon krize ekonomike. Ka shume specialiste qe tregojne se ky virus eshte shume me i lehte se te tjere te meparshem, si SARS-i, apo Gripi i derrit dhe se ka nje panik te pajustifikueshem kudo ne bote.

Por ne Shqiperi nuk behen keto debate. Opinioni publik eshte marre peng nga njerez qe kultivojne shantazhin propagandistik ne emer te mbrojtjes se jetes. Qeverisje nepermjet panikut, eshte nje model i njohur i kontrollit te shoqerise, nga pushtete me mendesi totalitare. Kete po ben tashme edhe Rama, duke shtyre me sa te mundet rikthimin ne nje normalitet ku ai rezulton te jete figura me e padeshiruar ne vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here