Krymadhi: Rama ka frikë nga virusi, qeveria ka futur shqiptarët në panik

0
138

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim bëri një lidhje skype në Open nëTop Channel ku foli ashpër ndaj masave të marra nga qeveria.

‘Nuk jam e friksuar aspak. Nuk bie dakort aspak me masat e qeverisë. Nuk është ndaluar askund lëvizja e këmbësorëve, vetëm tek ne. Vetëm ne flasim për gjoba dhe burg në qoftë se del si këmbësor.

Se ka frikë Edi Rama nga problemet me frymarrjen që ka nuk do të thotë që të masat e ndërmarra janë në rregull. Kam parë kreun e opozitës që shkon në zyrë dhe nxjerr masa. Ndërsa Rama ka frikë nga problemet shëndetësore që ka, dhe nuk lëziv nga Surreli.

Kemi përballuar edhe situata më të rënda. Ja shiko tani del Ministrja e Shëndetësisë dhe kundërshton liderin e opozitës për konçensionin e chekapit. Këto masa do ta dobsojnë rëndë ekonominë. Duhet falur interesat për kredimarrësit që nuk kanë dalë në punë’- tha Kryemadhi.

Duhet të japim një mesazh pozitiv. Jo më kot kam dalë pranë portretit të shënjtores Nënë Tereza. Le të lutemi te zoti, të Nënë Tereza, se vdekjen fizike ta sjell zoti, ndërsa vdekjen shpirtërore ta sjell qeveria- tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here