Standard.al

Shqipëria si rrotacion bandash

0

Nga Ilir Demalia

Edi Rama ka një mijë arsye për t’u larguar nga drejtimi qeverisë, jo sot me COVID 19 se me Ramën dhe Rilindjen shqiptarët kanë kaluar COVID 20, por duhet të ishte larguar katër vjet më parë. Jo katër vjet, por s’duhej lënë të vinte në pushtet. Jo s’duhej lënë të vinte në pushtet si kryeministër i vendit, por s’duhej lejuar të bëhej kryebashkiak i Tiranës. Të gjitha këto i ka arritur si shkak i pozitës dje dhe opozitës sot që është totalisht e paaftë, e korruptuar, e inkriminuar. Edi bën pallë duke i thënë, unë jam m… po dhe ju nuk jeni më të mirë.

Për të ardhur tek Coronavirus, Rama ka përgjejgsi kriminale për abuzimet e financave për lukset e shpenzimet për zyra e udhëtimet e rilindasve dhe abuzimet e korrupsionin për klientelën e tij, për milionat e dhëna Vilma Nushit, që sëbashku me Ramën dhe oligarkë të tjerë kanë vjedhur në abuzim dhe bashkëpunim nëpërmjet politikës duke i shërbyer kësaj politike kriminale duhet te jenë para drejtësisë, këta dhe ata të djeshmit e opozitës sot dhe pozitës dje. Po nuk ndodhi kjo Shqipëria kur nuk do të jetë shtet funksional dhe i së drejtës, por do të ketë vetëm rrotacion bandash. Dhe kështu do të ndodhë se vetë sistemi drejtësisë megjithë daullet e Reformës në Drejtësi është pjesë e bandave.

Kur dëgjoj këta të opozitës që flasin sot për gjendjen e spitalave, them kaq të pafytyrë të jenë?!?? 13 vjet në pushtet kanë pasur në qeveritë e tyre një kryeministër dhe president mjek Sali Berishën, dy antarë kabineti Tritan Shehun dhe Alfred Serreqin, Ali Spahia kryetar i komisionit mjeksisë në parlament, apo që arriti bëri minister të shëndetsisë Nard Ndoken. Mjeksia ishte në gjendje mesjetare, koridoret e spataleve kundermonin nga era e shurrës dhe e mutit. Kushtet dhe dhomat e të sëmurëve ishin si stalla bagëtishë. Duhej të paguaje që nga roja deri tek mjeku lekë në dore. Ata që nuk kishin i linin ne oborr. E të tjera e të tjera do shkruante Dor Keko, – Ju të gjithë jeni ….

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.