Informacion i përditësuar/ 38 të prekur nga COVID-19, 12 të shtruar në Spitalin Infektiv, nga të cilët 2 në terapi intensive

0
125

TIRANË, 14 mars /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) informon publikun se në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 38 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 22 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnjë 2 raste

Elbasan 2 raste

Fier 5 raste

Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre: 12 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).

Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66-vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavijon janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi, për të kufizuar rrezikun sa më shumë të jetë e mundur! 

Rregullat për ndalimin e qarkullimit, Urdhri i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Urdhri për ndalimin dhe kufizimin e lëvizjeve me mjetet e transportit parashikon:

Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat brenda qyteteve si dhe drejtë zonave të tjera në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnjë, Fier dhe Vlorë duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24:00, duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24:00 të datës 15.03.2020.

Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 1 dhe 2 të këtij urdhri bëhet për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi me funksion publik dhe ato që transportojnë mallra. Autorizimi për qarkullimin e autoambulancave, automjeteve që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që trasportojnë mallra kryhet sipas urdhëzimeve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu përjashtohen të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale të shoqëruar nga vetëm një person. 

Masat e reja të marra nga MSHMS për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në vend:

  1. Mbylljen deri në një njoftim të dytë, të të gjitha bareve, lokaleve restoranteve dhe klubeve.
  2. Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin e vetëkarantinimit të detyrueshëm apo ata qytetarë që nuk zbatojnë vetkarantinimin pas konfirmimit të diagnozës.
  3. Caktimin e një gjobe në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorantet, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihapen në shkelje të tij.
  4. Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1,5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik.
  5. Reduktimin në maksimum të personelit të call center-ave, dhe garantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës! Sa me sipër, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për veten tuaj, për familjet tuaja dhe për familjet e punonjësve tuaj.

Me urdhër të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu më herët është vendosur:

  1. Mbyllja për publikun deri në datë 03/04/2020 të:
  • Ambienteve që ofrojnë shërbime në lokale nate.
  • Të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra interneti, qendra kulturore, sociale dhe argëtimi.
  1. Ndalimin deri në datë 03/04/2020 të:
  2. Aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore;
  3. Eskursioneve mësimore të organizuara prej institucioneve shkollore me destinacion brenda ose jashtë vendit;
  4. Ndalimi i procedurave të konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializimi.
  5. Gjatë ditës aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve, të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur, dhë në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njëriut nga njëriu.
  6. Institucionet publike dhe private, të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre Brenda prioritizuar kategoritë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë, dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin ndërmjet kontaktit fizik. Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin personelin me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.
  7. Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën “e-Albania”.
  8. Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.
  9. Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezikepidemiologjik të identifikuara të tilla prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14-ditore nga data e hyrjes në kufi.
  10. Mbylljen e kabineteve/klinikave dentare.

MSHMS rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 143 247raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 5408
  • Azi: 103 180 raste të konfimuara; 3826 vdekje
  • Afrikë202 raste të konfirmuara; 5 vdekje
  • Amerikë: 2737 raste të konfirmuara; 53 vdekje
  • Oqeania : 203 raste të konfirmuara; 3 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 14 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (14 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 103 180
Kina 80973
Iran 11364
Republika e Koresë 8086
Japoni 737
Katar 320
Singapor 200
Bahrain 210
Malajzi 197
Izrael 116
Emiratet e Bashkuara Arabe 85
Kuvajt 100
Indi 83
Irak 93
Tajland 82
Liban 66
Arabia Saudite 86
Filipine 64
Taivan 53
Vietnam 49
Indonezia 69
Palestina 35
Brunei 37
Pakistani 21
Oman 20
Maldive 9
Afganistan 7
Kamboxhia 5
Bangladeshi 3
Sri Lanka 6
Bhutan 1
Jordania 1
Mongolia 1
Nepal 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 2737
USA 2174
Kanada 176
Brazili 98
Kili 43
Argjentina 34
Panama 36
Kosta Rika 26
Peru 38
Ekuador 23
Meksika 26
Kolumbia 16
Paraguaji 7
Xhamajka 8
Republika Domenikane 11
Kuba 4
Bolivia 10
Hondurasi 3
Guinea 1
Trinidad dhe Tobago 2
Saint Vincent 1
Oqeania 203
Australia 197
Zelanda e Re 6
Afrika 202
Egjipt 93
Algjeria 26
Afrika e Jugut 24
Tunizia 16
Senegali 19
Maroku 7
Gana 2
Burkina Faso 2
Nigeria 2
Kameruni 2
Kongo 2
Bregu i Fildishtë 1
Togo 1
Etiopia 1
Guinea 1
Kenia 1
Sudan 1
Gabon 1
Total 107 018

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID-19 sipas kontinenteve (përveç Kinës), 14.03.2020:

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë:

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 36 229 raste të konfirmuara; 1513 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 14 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr. i rasteve të konfirmuara (14 mars 2020)
Europa 36 229
Italia 17660
Spanja 4231
Franca 3661
Gjermania 3062
Zvicra 1121
Holanda 804
Danimarka 804
Suedia 775
Anglia 707
Norvegjia 621
Belgjika 559
Austria 504
Greqia 190
Finlanda 155
Çekia 150
Sllovenia 141
Islanda 117
Portugalia 112
Irlanda 91
Rumania 89
Estonia 79
San Marino 73
Polonia 68
Gjeorgjia 46
Rusia 45
Serbia 41
Luksemburg 38
Shqipëria 38
Kroacia 31
Bullgaria 31
Sllovakia 30
Hungaria 25
Bjellorusia 21
Letoni 19
Qipro 14
Maqedonia e Veriut 13
Armenia 13
Azerbajxhan 13
Malta 12
Moldavia 8
Lituania 6
Litenshtein 4
Ukraina 3
Bosnjë-Hercegovina 3
Turqia 2
Andorra 1
Vatikani 1
Monako 1

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID-19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 14 mars 2020:

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë:

Situata e COVID-19 në Itali datë 13.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

  • 14955 raste të konfirmuara
  • 1266 vdekje
  • 1439 pacientë të shëruar
  • 1328 në terapi intensive
  • 6201 në izolim në shtëpi

 Shpërndarja sipas rajoneve:

  1. Lombardia 7732 raste
  2. Emilia Romanja 2011 raste
  3. Veneto  1453 raste
  4. Piemonte   794 raste
  5. Marche   698 raste
  6. Toskana  455 raste
  7. Liguria   304 raste
  8. Lazio   242 raste
  9. Fruli   236 raste
  10. Campania 213 raste
  11. Trento   157 raste
  12. Siçili   126 raste
  13. Bolzano   123 raste
  14. Puglia   121 raste
  15. Abruzzo     83 raste
  16. Umbria     73 raste
  17. Sardenja   43 raste
  18. Kalabri     37 raste
  19. Valle d’Aosta  27 raste
  20. Molise     17 raste
  21. Basilikata 10  raste 

Harta e shpërndarjes së COVID-19 sipas rajoneve të Italisë:

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

/ata.gov.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here