Ngjela shpërthen ndaj Ramës: More ç’është ky i çmendur?! Pse nuk i karantinoi shqiptarët që erdhën nga Italia e sollën virusin në familjet e tyre dhe në Shqipëri?

0
125

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar ne nje status ne Facebook, nga ku kritikon ashper kryeministrin Rama per masat e vonuara ndaj koronavirusit.

Ngjela shprehet se Rama nuk ka lidhje me mjekesine ndaj duhet te largohet nga teleefonat dhe televizionet tona.

Nder te tjera Ngjela ngre pyetje se pse nuk i karantinoi me heret shqiptarët e çmendur që erdhën nga Italia të infektuar e sollën virusin në familjet e tyre dhe në Shqipëri?

Postimi i plote:

More ç’është ky kryeministër i çmendur në Tiranë që del dhe iu tregon njerëzve nga tetevizioni e nga telefonët ato që tani i dinë dhe pulat? Pse nuk i mori deri në datën 12 mars këto masa? !!!!

Çfarë lidhje ka ky i fantaksur me mjeksinë e nivelit të lartë dhe me epidemiologjinë specifike të koronavirusit? Pse nuk nxjerr ekspertët, por del vetë tre herë në orë për të thënë gjëra që nuk kanë lidhje me vizatimin.
E ka një hall: pse nuk i karantinoi shqiptarët e çmendur që erdhën nga Italia të infektuar e sollën virusin në familjet e tyre dhe në Shqipëri? Kjo është pyetja që do përgjigje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here