A rrezikojnë pacientët e vetëizoluar familjarët? Drejtori i Urgjencës Kombëtare sqaron çfarë ndodh

0
128

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, deklaroi se është domosdoshmëri që pacientët që dyshojnë se janë të prekur nga koronavirusi të vetëizolohen. Nisur nga rrethanat, ata nuk kanë çfarë të bëjnë, veçse të mbyllen në një dhomë të banesës, e të presin.

Megjithatë, për ata që rezultojnë të infektuar, ka rrezik se mund të infektohen edhe familjarët.

Brataj shpjegon se përse është e domosdoshme kjo procedurë.

“Pacientët e infektuar që janë në banesë nuk ka çfarë t’u shërbehet veç nevojave të përditshme. Pjesëtarët e familjes janë të rrezikuar, ndaj është këshilluar  vetëkarantimimi dhe izolimi në një dhomë të veçantë.

Në pjesën më të madhe nëse një person i familjes është infektuar, edhe pjesëtarët e tjerë do të jenë, është çështje kohe.”, tha Brataj në emisionin “Open” në Top Channel.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here