Sulmoi mjekun që denoncoi mungesën e mjeteve, Spahia i kundërpërgjigjet Manastirliut: Ogerta mendon se Partia vlen mbi shëndetin e qytetarëve

0
119

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i është kundërpërgjigjur ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pasi ajo sulmoi një mjek vetëm se ky i fundit denoncoi mungesën e mjeteve mbrojtëse në Urgjencën Mjekësore.

Postimi i plotë;

‘Të bësh gabime nga padija është njerëzore, por të këmbëngulësh në të njëjtën rrugë pa krye, edhe kur të provohet me fakte është kriminale Ogerta Manastirliu! Të sulmosh opozitën, pse po denoncon papërgatitjen e shtetit, që të të nxisë të bësh detyrën, nuk është punë Ogerta, të paktën jo për qytetarët! Eshtë punë partie, po, por vërtetë mendon se partia ia vlen mbi shëndetin e qytetarëve? Qenke cuditur se cfarë e ka shtyrë një mjek i cili është vetëkarantinuar, për shkak se ka qenë i ekspozuar pa veshje mbrojtëse??? E vërteta të cudit kaq shumë? Provoje ta thuash edhe ti ndonjëherë, e do ndihesh më mirë e nuk do cuditesh pa lidhje! Edhe njëherë nëse ende nuk e ke kuptuar: Koronavirusi prek këdo, pa dallim dhe cdo masë e munguar na rrezikon të gjithëve e padyshim që kjo është kriminale!!!’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here