Koronavirusi/ Zaloshnja: Po nuk morëm masa të forta, mund të ndodhë skenari italian

0
96

Analisti Eduard Zaloshnja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se nëse nuk merren masa të forta ndaj përhapjes së koronavirusit, mund të ndodhë në vend skenari italian.

“Italia e ndoqi me hapa të avash të bllokimin, kurse ne po e marrim situatën me shpejtësi. Po të ndjekim skenarin italian, do kemi 32 të vdekur në javë.

Nëse kemi skenarin korean, do kemi 4 të vdekur në një javë, kurse me skenarin kinez kemi 7 vdekje për një javë. Italia bën testime për shumë raste. Nëse nuk marrim masa të forta, mund të kemi skenarin e Italisë”, tha Zaloshnja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here