Standard.al

Grabitje me armë në aeroport, vidhen 15 mln dollarë

0

Disa persona grabitën 15 milion dollarë brenda një magazine në aeroportin Santiago në Kili.

Autoritetet njoftojnë se të paktën shtatë persona hynë brenda të armatosur duke detyruar personelin e sigurisë që të dorëzonin valixhet me para.

Ata përdorën dhe 2 furgonëpër tu larguar nga vendngjarja, ku njëra prej tyre ishte e ngjyrosur dhe kishte logon e gjigantit postar DHL.

Policia shprehet se grabitësit kanë pasur një bashkëpunëtor nga brenda aeroportit të cilët i kanë dhënë informacione.

Nga grabitja mbeti i plagosur në kokë dhe një prej rojeve të sigurimit pasi u godit nga njëri prej grabitësve me pjesën e poshtme të pistoletës së tij.

Ngarkesa me para kishte mbërritur në aeroport vetëm pak orë përpara se të ndodhte grabtija, që e forcon më shumë idenë se ata ishin të mirëinformuar.

Pak pas grabitjes, policia arrit të gjejë një prej furgonëve të braktisur dhe gjysmë të djegur që ishte përdorur gjatë grabitjes.

Autoritetet konfirmuan se ajo nuk i përkiste kompanisë postare DHL.

Menjëherë pas grabitjes u shkarkua dhe drejtori i sigurisë në aeroport.

Policia është në ndjekje të autorëve të krimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.