Flet mjeku Tritan Kalo: Shkollat nuk u mbyllën që njerëzit të vlonin rrugëve, është diçka e gabuar

0
136

Italia ndoshta dha shembullin më të keq të reagimit ndaj koronavirusit. Për këtë, Shqipëria ka mësuar shumë nga vendi fqinj.

Mjeku Tritan Kalo në studion e lajmeve në RTV Ora, tha se Itali mbylli një derë, por hapi shumë dritare.

Tritan Kalo: Italia ndoqi një shembull të gabuar. Menjëherë ndërpreu lidhet me kinën, por nuk ndërpreu ardhjet e kinezëve apo udhëtarëve italiane që vinin nga kina nëpërmjet rrugëve të tjera ajrore. Mbylli një derë dhe la të hapura shumë dritare. Duke testuar vend e pa vend, pra jo duke targetuar. Italia testoi pa hesap, nga të cilat shumë pak rezultuan pozitive dhe u ul  vigjilenca.

Kalo tha se moshat më të prekur nga ky virus janë atë mbi 50 vjeç dhe personat që kanë sëmundje të tjera. Por apeli i Kalos ishte që të zbatohen masat e bërë publike, duke evituar daljet publike.

Tritan Kalo: Ajo që më habiti, më mori dikush në telefon, më tha: Tek liqeni as për ditë vere nuk ka kaq shumë njerëz. Shkollat nuk u mbyllën që njerëzit të vlonin rrugëve. Është diçka e gabuar, ndërkohë që kërkohet mos frekuentohen shkollat, të evitohet mundësia e kontaktit të ngushtë , ne shtojmë këtë risk me veprimet tona të pa ndërgjegjshme. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here