Vasili nxjerr videon: Gjonaj s’heq dorë, por vazhdon mashtrimin publik për Kushtetuesen!

0
116

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për qëndrimet e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj lidhur me përplasjet për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Vasili shprehet se ministrja e Drejtësisë nuk ka asnjë kompetencë në zbatimin e reformës në drejtësi.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Gjonaj s’heq dore, por vazhdon mashtrimin publik per Kushtetuesen!(VIDEO).

Sot ne media Ministrja e Drejtesise ne detyre Gjonaj serish genjen pacipesisht dhe thote se ka zbatuar ligjin ne veprimet e saj per zgjedhjen e anetareve te Gjykates Kushtetuese.

Gjonaj ka zero kompetenca. Perse Gjonaj nuk thote cfare kompetence i percakton asaj Kushtetuta dhe Ligji per zgjedhjet ne Gjykaten Kushtetuese.

Meqenese SPAK-u nuk e kryen detyren pergjigjen po e japim ne. Gjonaj ka zero kompetenca. Gjonaj ka falsifikuar e mashtruar ne menyre kriminale ne funksion te kapjes mafioze te Gjykates Kushtetuese nga rilindja.

Lexoni pergjigjen e Gjonajt shiheni dhe ne VIDEO.

Denis Dyrnjaja: Do të doja që të merrja për një moment krahun e presidentit të Republikës, dhe të konsideroja që presidenti ka të drejtë për gjithçka që pretendon. Çfarë ndodh më pas, një njeri dëshiron të kuptojë që çfarë po ndodh me këtë gjykatë kushtetuese?

Etilda Gjonaj: “Në mënyrë absolute kam ndjekur në mënyrë rigoroze atë që thotë Kushtetuta dhe çfarë thotë ligji për sa i përket emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/247678566259339/?t=5

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here