Standard.al

Nuk ka karantinë, qeveria cakton sot fondet për ndërtimin e godinës

0

Në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme qeveria ka alokuar një fond prej 24.8 milion lekësh për ndërtimin e një qendre karantine e cila mesa duket nuk është funksionale, ndonëse zyrtarisht në Shqipëri ka dy të prekur me coronavirus.

Shqipëria nuk ka një qendër karantine funksionale. Në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme qeveria ka miratuar një fond prej 24.8 milion lekësh për rindërtimin e “Shtëpisë së Pushimit të Ushtarakëve” në Durrës e cila do të shërbejë si karantinë, por që aktualisht nuk është funksionale.

Pika 2 e vendimit cakton Ministrinë e Mbrojtjes si autoritet për kryerjen e procedurave të prokurimit për rindërtimin e godinës, blerje mallrash dhe pajisjes për dhomat e karantinës, sigurimin e ushqimit të gatuar sipas nevojave dhe sigurimin e lavanderisë.

Procedurat e prokurimit sipas legjislacionit shqiptar përcaktojnë procedura se si bëhet një tender por nga krahu tjetër, vetë Ministria e Mbrojtjes në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike nuk ka bërë asnjë prokurim që nga data 28 shkurt.

Kësisoj edhe vendosja në punë e karantinës do të kërkojë më shumë kohë, jo vetëm procedurale por edhe fizike pasi vendndodhja në të cilin do të ndërtohet karantina ka pasur edhe dëmtime nga tërmeti I datës 26 nëntor ku humbi jetën edhe një ushtarak./euronews.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.