Standard.al

E konfirmon konsullja shqiptare në Milano: Gruaja nga Durrësi ndërroi jetë nga koronavirusi

0

Konsullja shqiptare në Milano, Anila Pojani, në një lidhje direkte me emisionin “Real Story”, ka deklaruar se një grua shqiptare me origjinë nga qyteti i Durrësit, ka humbur jetën ditën e djeshme në Itali.

Gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, ka pësuar arrest kardiak dhe ka qenë e infektuar me koronavirus.

“Jemi kontaktuar nga një agjensi funebre dhe kur kemi shqyrtuar dokumentacionin, kemi konstatuar që qytetarja nga Durrësi, ka ndërruar jetë, për shkak të arrestit kardio-respirator dhe ka rezultuar e infektuar me koronavirus.
Kemi kontaktuar të afërmit e saj, të cilët janë gjithashtu në karantinë”, u shpreh Konsullja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.