Rruga e amortizuar Labinot-Mal “përçan” banorët: Pushtetarët i shohim vetëm në kohë zgjedhjesh

0
144

Ky është segmenti që lidh qytetin e Elbasanit me zonën e Labinot mal, aktualisht në këtë zonë të paraqitur në pamjet më poshtë është fshati Griqen. Rreth 10 vjet më parë në këtë segment u investuan, 1 milion euro, por amortizimi i rrugës dhe ky investim duket se nuk ka qenë efikas dhe të ketë jetëgjatësi sa i përket infrastrukturës rrugore në këtë zonë. Gjendja në këtë segment është totalisht e shkatërruar.

Me gjatësi 8 kilometrash, kjo rrugë që do t’u vinte në ndihmë 5 fshatrave përreth, u inagurua në vitin 2011 nga ish-kryeministri Sali Berisha. Sot është në gjendje të mjerueshme. Pas 10 vitesh nga ky investim, rruga është tërësisht e shkatërruar. Mungesa e fondeve për mirëmbajtje e ka çuar këtë segment rrugor drejt degradimit.

Në gjendje të mjerueshme ndodhet edhe rruga në afërsi të fshatit Gur i zi. Kjo është një provë e cila në fakt tregon qartë si ka qenë dhe si është ky asfalt i shtuar jo më larg se 10 vite më parë në këtë segment.

Traseja e rrugës ka rënë dhe është zhvendosur në një mënyrë që e bën këtë rrugë të papërdorshme për mjetet e ulëta. Të vetmet që mund të kalojnë në këtë segment janë ato të tonazhit të larta, të cilat këtë zonë e shfrytëzojnë  për prerjen e paligjshme të druve.

Banorët tregojnë se rrugët e dëmtuara dhe mungesa e shërbimeve ka detyruar shpesh gratë e fshatit të lindin në shtëpi pasi nuk kanë mundur të shkojnë në maternitet. Problem janë edhe emergjencat shëndetësore.

Gazetari i ABC News foli me banorët e zonës të cilët treguan për shqetësimet që hasin për shkak të rrugës së amortizuar.

Si ja bëni për të shkuar në spital?

Banori: Me kamionçinë, se ku, a mund të vish me taksi, s’mund të vish. Është shumë e vështirë.

Si ia bëni ju me spitalet, për të shkuar në spital?

Banori nr.2: Këtu zot na ruaj mos na dhëntë, Zoti na i të keqe, që nuk arrin personi të shkojë në spital, se vdes rrugës. Sepse siç e shikoni nuk ecet me makinë. Nuk bëhet fjalë fare.

Banorët tregojnë se ndërhyrja në këtë segment ka qenë sipërfaqësore. Ata thonë se premtimet për ndërhyrje bëhen sa herë ka fushata zgjedhore. Rruga që lidh Elbasanin me Labinotin u vjen në ndihmë 4 mijë banorëve. /abcnews.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here