Standard.al

Presidenti i klubit italian infektohet me coronavirus, ja çfarë thotë klubi sportiv

0

Coronavirus është duke u përhapur gjithmonë e më shumë në shtetin italian. Deri tani, janë 223 viktima dhe mbi 5000 të prekur nga virusi i Covid-19.

Shumë ndeshje në Itali janë shtyrë dhe normalisht që futbolli ka kaluar në plan të dytë. Një lajm i keq vjen nga klubi i Serisë C, Novara, teksa presidenti i ekipit, Maurizio Rullo ka rezultuar pozitiv në testin ndaj coronavirus.

Në komunikatën e publikuar, klubi italian i ka uruar shërim të shpejtë presidentit të tyre si dhe ka shpjeguar se do të vijojë garën normalisht, pasi dicka të tillë e kërkon edhe vetë Maurizio Rullo, i cili tashmë ka nisur kurimin.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.