Lum refugjatësh drejt Shqipërisë/ Panariti thirrje publike: Presidenti dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare, të shqyrtojnë me urgjencë transferten masive brenda territorit shqiptar!

0
64

Edmond Panariti, IshMinistër i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, ka reaguar pak minuta më parë në Facebook rreth emigrimit masiv të refugjatëve brenda territorit shqiptar.

Ai shprehet se Presidenti dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të shqyrtojnë këtë çështje pasi mbart rrezikshmëri të lartë.

Postimi i plotë:

Presidenti dhe Keshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të shqyrtojnë me urgjencë transferten masive të refugjatëve brenda territorit shqiptar!

Populli shqiptar e ka per traditë mikpritjen dhe strehimin e te huajve ne nevoje dhe te kercenuar ne vendet e tyre! Kjo dihet!
Po ashtu vendi, besoj i ka permbushur dhe madje tejkaluar detyrimet ne perballjen e krizave humanitare, madje shumë me teper se vende te fuqishme pereth.
Dua të perqendrohem vetëm te siguria kombëtare, packa se çështja e refugjatëve eshte me komplekse se kaq.
Separi duhet qe Keshilli i Sigurisë Kombëtare të njihet me hollesite dhe rrethanat e kesaj transferte masive refugjatesh?
Perse?
Po rendit disa arsye :
1. Ka mjaft studime qe deshmojne se refugjatet nga zonat e luftes, mbartin rrezikun e destabilizimit te vendit prites . Kjo mund te vije ne formen e aktivisteve politike te cilet mund ta perdorin vendin si baze riorganizimi te rezistencës.
2.Vendi prites mund te shndërrohet ne strehim luftetaresh te cilet nen masken e refugjatëve, mund te futin arme dhe te behen bartes te ideologjive destabilizuese.
3. Keshilli i Sigurisë Kombëtare duhet te njihet me koheqendrimin e refugjateve dhe hollesite e fatit te tyre afat mesem dhe afat gjatë.
Eshte urgjente që Presidenti dhe Keshilli i Sigurisë te shqyrtojnë dhe shprehen per kete ceshtje!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here