Standard.al

Kryebashkiakut s’i ndahet shpirti’ nga luksi, ja shifra ‘e çmendur’ e pulovrës që mban veshur

0

E kemi pare shpesh kryebashkiakun e Tiranës të veshë bluza apo këmisha me një logo të çuditshme, në formë zemre.

Këto veshje të duken mjaft sportive dhe me çmime modeste, imazh ky që Veliaj kërkon me patjeter te reflektoje.

Por, këto bluzat në dukje të “thjeshta” të kryebashkiakut, mbartin në fakt, çmime mjaft të kripura.

Ato janë prodhim i firmës “Comme des Garçons”, që do të thotë “Si djemtë”.  Kjo firmë japoneze është themeluar në vitin 1969 nga Rei Kawakubo. Ajo e ka qendrën në Japoni dhe në Paris.  Veshjet e Veliajt janë në fakt pjesë e linjës “Comme des Garçons Play”.

Me një kërkim të thjeshtë në dyqanet online ku shiten këto veshje, duket se një bluzë një pulovër e kësaj firme, të cilën Veliaj e përdor gjatë dimrit, kushton rreth 523 euro ose 64,600 lek, thuajse dyfish i pagës mujore të një sekretari në Bashkinë e Tiranës. (Paga e sekretarit/sekretares është 34 000 lek).

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.