Standard.al

Ilir Demalia: Edi Rama dhe 8 marsi 50%

0

Nga Ilir Demalia

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot 8 marsin. Ky manifestim tashmë anakronik i nostaligjkeve të botës komuniste dhe gallosheve komuniste, pavarsisht se kjo ngjarje lidhet me manifestimin e protestës së organizuar nga Partia Socialiste Amerikane në 28 shkurt 1909 në New York, ku 15 mijë gra marshuan për kushte me të mira pune dhe trajtim më të mire dhe pagesa më të larta, ishte Rusia ajo që njohu 8 Marsin si Dita Ndërkombëtare e grave në 1911.

Dhe nga ajo kohë kjo festë është festuar me të madhe në vendet komuniste si festë dhe e grave dhe nënave.

 

Shqiptarët sot me në krye Edi Ramën festojnë si dita e nënave dhe 8 marsin komunist dhe 8 majin kaitalist si dita e nënave.

Rama mburret se ndryshe nga qeveritë e mëparshme ka 50% gra në qeverinë e tij. Qeveria nuk matet me sa gra ke, por me rezultate, kualitete, moral shtetror dhe ndershmëri qeverisëse. Qeverisë Rama i mungojnë këto jo vetëm ke burrat por edhe ke gratë duke filluar nga vetë kryeministri burë-grua-burë.

Me logjikën e kryeministrit edhe Enver Hoxha mburrej se kishte gra në biro dhe qeveri, Lenka Çuko, Themie Thomai, Gjela Biba, ashtu siç Rama ka Elisën, Holtën, Etildën, Ogertën, Elvën e plotë të tjera.

Qeveria Amerikane që ka vetëm dy gra në kabinet që përbëjnë 6% te kabinetit qenka i prapambetur dhe pa efiçencë dhe e korruptuar dhe e inkriminuar me logjikën grarore të kryeministrit shqiptar Edi?!! E kështu mund të vazhdojmë me qeveritë e Gjermanisë, Francës, Italisë e me radhe ku askush nuk ka 50 përqind. Sipas logjikës kryemistrore qeveria Rama është model jo vetëm Europian por edhe më gjërë.

Kryeminstri ka rreth tij në qeveri, parti dhe administratë gra dhe burra që mund ti nënshtrojë dhe janë 0 si integritet, kualiitet, personalitet dhe dinjitet që i shërbejnë njëshit Rama.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.