‘Harram qumshtin e nënës’/ Erisa Xhixho publikon shifrat e frikshme për 8 mars: Gra të masakruara e të dhunuara, zëri i femrës duhet të dëgjohet në shoqëri

0
90

Nënkryetarja e LSI Erisa Xhixho, sot në Ditën e Gruas ka publikuar shifrat e frikshme të femrave të vrara e dhunuara ndër vite.

Xhixho thekson se të dhënat janë alarmuese, ndërsa shton se zëri i gruas duhet të dëgjohet më shumë në shoqërinë shqiptare.

Postimi i Erisa Xhixhos:

Këtë 8 Mars vendosa të protestoj me një postim…

113 gra të vrara në 9 vitet e fundit

7 gra të masakruara në 2 muajt e parë të 2020.

E dashur shoqëri duhet të mobilizohemi

që t’i japim zë vajzave dhe grave që zërin e kanë humbur.

Postoni një foto ose video në rrjetet sociale

#harramtamblinenanës #harramqumshtinenënës për këdo që vë dorë mbi nje grua.

Kjo fushtë është nisur nga regjisoria Elkjana Gjipali dhe gazetarja Zhaklina Lekatari, vleresim dhe mirënjohje për këtë iniciativë.

 

https://www.facebook.com/ErisaXhixho/videos/647898179328998/?t=0

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here