“Është e turpshme, falsifikuan kontratën me firmën time”, Dalinda Disha flet për gjyqin me Top Channel

0
124

E ftuar në emisionin “ThumbON” në TV Ora ka qenë aktorja e njohur e humorit Dalina Disha. Ajo për disa vite me rradhë ka qenë pjesë e “Portokallisë”, ku në vitin 2018 vendosi të hiqte dore nga ky show humori. Disa muaj më vonë ajo mori një padi nga Top Channel dhe ka vendosur që më në fund të thyejë heshtjen.

Aulona Musta:  Ti je në gjyq me Top Channel apo Portokallinë?

Dalinda Disha: Me Top Channel. Aktualisht jam në gjyq me administratoren dhe pronaren e Top Medias Vjollca Hoxhën.

Fatma HaxhialiuPo për çfarë?

Dalinda Disha: Po mesa duket nuk e pranojnë largimin tim, ka qenë një humbje e madhe dhe nuk e di. 

Fatma Haxhialiu: Thua se është çështje inati?

Dalinda Disha: Shiko, faktikisht mua padia më ka ardhur gati 4 muaj pasi kisha filluar “Klanifornian” dhe më bëri pak përshtypje me thënë të drejtën sepse unë u ndava shumë mirë me të gjithë, duke filluar që nga Vjollca dhe gjithë të tjerët. Nuk e prisja por ja që ndodhi dhe e turpshmia është që arrin dëri aty sa të hedhin në gjyq duke falsifikuar dhe firmën tënde në një kontratë me të cilën të hidhnin në gjyq Dalindën sepse unë marrëdhëniet më Top Channel i kam mbyllur që në 2018. 

Ata kanë bërë një kontratë 2-vjeçare që nuk funksionon sepse ne kontratat i kemi pasur 1-vjeçare. Ata kanë bërë një kontratë 2017-2019 në të cilën kishte një klauzolë që ndodhej në kontratë që unë nuk duhet të punoja një vit në asnjë televizion konkurrent aq më tepër në televizionin Klan etj etj. Duke qenë se unë i kisha mbylluar marrëdhëniet mund të isha shumë konshiente për largimin tim nga ai shoë humori dhe shkova u largova, ndërkohë që në janar të vjen kërkesë padie. 

Është e turpshme, unë e përjetova për hir të vërtetës, por tani e kam marrë shumë lehtë sepse e drejta fiton gjithmonë. Është e turpshme që një televizion të arrije deri në këtë farë niveli që të falsifikojë kontratën e një nga aktorëve që për 5 vite sa kam qenë aty kam pasur marrëdhënie shuëmë të mira dhe jeta është e gjatë, ndoshta unë mund të shkoja prap. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here