“Borxhi për tërmetin kompensohet me refugjatët”, Goxhaj paralajmërim të fortë: Po nuk e vranë Shqipërinë futen në burg

0
119

Avokati Altin Goxhaj ka risjellë në vëmendje deklaratat që ka bërë rreth tre vite më parë për shpopullimin e Shqipërisë me një axhendë sipas tij të paramenduar dhe për të bërë ripopullimin e saj me refugjatë që vijnë nga vendet e varfëra të Lindjes.

“Në këtë television pas një censure të gjatë që më është bërë, më është dhënë mundësia të flasdpër planin e shpopullimit të Shqipërisë nga Sororsi. Fakti që të gjithë sot flasim në 2020 për shpopullimin, të kujtojmë faktin se këtu është folur që në 2017. Problemi është se për shpopullimin nuk mund të flitet pa popullimin. Koncepti i shpopullimit të Shqipërisë ka qenë i lidhur edhe me planin e ripopullimit. Ne thamë se ishte teori absurde dhe marrëzi popullimi i vendit nga emigrantët sirianë.

Në 2018 u bë një mbledhje e donatorëve në Bruksel me iniciativën e kancelarit austriak për të sjellë në Shqipëri 500 mijë refugjatë dhe refuzimi i tyre u bë për shkak të asaj që konsiderohet si siguria e muxhahedinëve. Bëhej fjalë për një stacion për ti dërguar në vendet e origjinës, arsyeja e refuzimit ishte se kërcënoheshin muxhahedinët sepse vinin edhe njerëz që kishin qenë pjesë e ISIS. Në 2018 ky plan ra dhe në atë kohë qeveria e Edi Ramës që i përdor këto për të forcuar pozicionin e saj, u mor me copëtimin e Kosovës. Turqia për hir të problemeve që ka pasur, është pjesë e një strategjie më të hershme”, tha Goxhaj.

Avokati theksoi gjatë intervistës në Televizionin Fax News se Shqipëria mori 1.15 miliard euro donacione dhe borxhe për tërmetin duke pranuar ti kompensojë me mbushjen e vendit me refugjatë që sipas tij vijnë nga pjesa me vurnerabël në botë.

Ai argumentoi se vendi ynë është i vetmi në Ballkan ‘han pa porta’ pasi vendet e tjra janë shprehur kategorikisht kundër për pranimin e refugjatëve apo kalimin e tyre përmes këtyre shteteve.

“Shqipëria mori në konferencën e 1.15 miliardë euro, nga 800 milionë që do paguhen, do ti kompensojë duke e mbushur vendin me emigrantë të të gjitha katëgorive që janë pjesa më vurnerabël që nuk janë refugjatë lufte por ekonomik siç jemi ne. Habitem me njerëzit që akuzojnë grekët pse nuk lejojnë refugjatët të kalojnë. Të gjithë kanë mbyllur kufijtë, vetëm Shqipëria është han pa porta, ku do të shkojnë 1 milionë emigrantë?

Ne kemi ngritur 5 kampe për 30 mijë vetë, koncepti është se kampet nuk janë bërë për qëndrime të përkohshme, por për ripopullimin e Shqipërisë. Nuk janë sirianë, ata i marrin Gjermani, Franca etj sepse fitojnë statusin e azilantit politik, këta nuk janë sirianë, vijnë nga Iraku, Irani janë fatkeq për të cilët ndjej keqardhje. Kaq pak vlerë ka atdheu shqiptar sa ta japim për bamirësi?! Një vend që i ka ikur gjithë rinia, që vetëm brenda 7 vjetësh kishin ikur 2 mijë infermierë, në një vend që po shpopullohet, dhe mosha mesatare po rritet, do vijnë mosha të reja arabe e afrikane që do popullojnë Korçën, Gjirokastrën. Unë ju siguroj se e vetmja rrugë ku do ngecin është Shqipëria, “I rrasim në halenë shqiptare”, vendet e tjera të Ballkanit i kanë mbyllur kufijtë”.

Por si e shikon ai qëndrimin e opozitës për këtë çështje?

Për Goxhajn Basha ka rënë dakort me Ramën, ndërsa kujton takimin e tyre të përbashkët sipas tij me Aleks Soros, ndërsa shton se potë mos ishte kryedemokrati, Rama do binte me kohë.

“Nuk ke si të shohësh reagime nga opozita. Frida Marku ish-kryebashkiakja e Lezhës ka dalë kundër Lulzim Bashës, madje ka kërkuar referendum kombëtar për ardhjen e refugjatëve. Një vit më parë në këtë studio kam treguar se si Lulzim Basha, Edi Rama dhe Alex Soros janë takuar në mënyrë që ti lejonte Ramës të kontrollonte të gjitha bashkitë sepse ky ripopullim i Shqipërisë bëhet nga pushteti ekzekutiv. Frida po të ishte në pushtet, Rama nuk do ti çonte dot 5 mijë refuggjatët në Lezhë. Pse nuk i çoi në Shkodër, ka kushte më të mira? Është Voltana Ademi që e ka kundërshtuar kudo.

Populli do e kuptonte se po të kishte PD në bashki, nuk do e lejonin mbërritjen e refugjatëve në zonat e tyre. Pa Bashën nuk do ishte në këmbë Rama, është diversant i Sorosit. Ripopullim i Shqipërisë do të thotë se do të vijë një rracë tjetër dhe një popull tjetër. Ne nuk kemi shkuar në Siri për emigrim, përveç  një grup idiotësh për të luftuar. Sepse shqiptarët nuk kanë përputhje kurturale me këto vende. Ne jemi tjetër lloj, ne aspirojmë modelin gjerman, anglez dhe francez të jetesës. A mund ta bëjmë një vend europian një vend aziatikësh?”.

Akoma më ta forta bëhen akuzat e Goxhajt ndaj klasës politike për tëcilën thotë se ka bërë vrasje dhe krime të tmerrshme, dhe që sipas tij, synimi i saj është shkatërrimi i Shqipërisë, duke shtuar se pa bërë këtë nuk do të kishin të sigurtë asnjë pasuri që kanë vënë në kurriz të shqiptarëve.

“Këta duan ta vrasin Shqipërinë sepse po nuk e bënë futen në burg, do vijnë ca të tjerë dhe do të thonë po prit o vlla çfarë ka ndodhur këtu. Sepse fëmijët e tyre shkojnë për… më fal për shprehjen nëse këta nuk e vrasin këtë vend, sepse këta kanë vrarë në këtë vend, kanë vjedhur kanë kryer krime. Skllavëria vazhdon.

Kta që vijnë nuk kanë para, janë viktima. Çdo këmbë refugjati që do të vijë në Shqipëri do ta mbajë populli në qafë dhe jo Edi Rama e për këtë do të vendosi populli. Këta që vijnë në Lezhë janë vetëm pararoja, sepse shumë të tjerë do të vijnë kur shqiptarët nuk do të jenë më këtu për ti kundërshtuar. Loja është që popullimi mbyll ciklin e shpopullimit. Ne nuk jemi racist, siç na akuzojnë, ata që i kundërshtojmë për të ardhur në Shqipëri kur i takojmë në rrugë u japim para, por para së gjithash ne jemi shqiptarë, jemi patriotë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here