Panariti: Një parti e vetme “sundon” gjithçka, të çlirohet sistemi…

0
107

Ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti deklaroi se për opozitën është domosdoshmëri që të çlirohet sistemi nëse kërkon të fitojë zgjedhjet. Me anë të një shënimi në “Facebook”, për Panaritin edhe Komisioni i Venecias e tregoi qartë se në vend sundon vetëm një parti.

Njesoj si tridhjetë vite me pare “sundohemi” nga nje parti e vetme, ne te gjithë nivelet e sistemit. Ndryshon vetëm forma.
Me perkufizim, sistemi i tashem cilesohet si : Sistem nje partiak “de facto”.
Ja si pershkruhet ne traktatet e sistemeve, nje sistem i tillë :
Sistemi nje partiak “de facto” eshte nje sistem i dominuar nga një parti, por qe ndryshon nga sistemi i partisë-shtet, vetem sepse lejon ne leter mbajtjen e zgjedhjeve shumë partiake “demokratike”. Te tjerat mbeten si me pare!
Prandaj opozita e ka te pamundur te fitoje zgjedhjet, pa cliruar sistemin.
Ndryshe eshte të shkosh si cjapi te kasapi!
Venecia, e vertetoi kete!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here