Panariti: Letra e Presidentit drejtuar Komisionerit për zgjerimin e ndihmon vendin për në Evropë, nuk e pengon atë!

0
78

Nga Edmond Panariti

Presidenti tha të vërtetën! Ajo është e hidhur por vetëm njohja dhe pranimi i saj do të na shpëtoje.

Letra e Presidentit drejtuar Komisionerit për zgjerimin, e ndihmon vendin për në Evropë dhe nuk e pengon atë!

Gënjeshtrat, falsifikimet dhe lojërat e fjalës do të na mbajnë peng gjatë, siç na kanë mbajtur deri tani.

Të vërtetat e Presidentit dhe tonat!

Shkelja e rëndë e Kushtetutes nga shumica dhe përkatësisht e nenit 174 dhe e ligjit derivues mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatës kushtetuese.
Shkelje të faktuara tashmë saktë dhe qartë, pa asnjë ekuivok!
Shkelje që i japin goditjen finale të sistemit, sepse “zaptojnë” majen e gjyqsorit ende të paprekur nga kalbëzimi i pushteteve të tjerë tashmë në një grusht të vetëm.

Këtë thotë dhe ka për detyrë të ndalojë që të ndodhë presidenti!
Sepse ai është aty për të ruajtur kushtetutën e cila sanksionon sistemin pluralist të demokracisë dhe ndarjen e pushteteve.

Njiheni dhe pranojeni të vërtetën, sepse ajo do t’ju shpëtojë, thuhet në Bibël!
Mos e përzje te vërtetën me falsifikim dhe mos e fshi të vërtetën, sidomos kur ti e di atë, thuhet në Kuran!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here