“Të trembur deri në palcë”, Mehmetaj: Banda qeverisëse tentoi sot të manipulonte qëndrimet e Presidentit

0
139

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj deklaron se banda qeverisëse tentoi sot të manipulonte qëndrimet e Presidentit.

Në një status në Facebook, Mehmetaj ngre dyshimet se halli i madh i Ramës është të justifikojë veten përpara shqiptarëve për moshapjen e negociatave dhe shtimin e kushteve të reja, apo se Komisioni po informohet mbi mashtrimet e mëdha që qeveria e tij ka bërë lidhur me Gjykatën Kushtetuese dhe tentativat e panumërta për ta kapur atë e për ta kthyer në një tjetër vegël që i shërben regjimit diktatorialo-Ramist.

Postimi i plotë:

“E trembur deri në palcë nga qindra mijëra shqiptarët që manifestuan të vendosur për ta mbrojtur me çdo kusht të ardhmen demokratike të vendit tonë, e duke planifikuar se si do i mashtrojnë shqiptarët për dështimin e radhës në hapjen e negociatave, banda qeverisëse tentoi sot të manipulonte qëndrimet e Presidentit. E ndërsa lexoja me vëmendje letrën e publikuar nga Presidenti i Republikës drejtuar Komisionerit Vàrhelyi më lindi kjo pyetje: Halli i madh i Ramës është të justifikojë veten përpara shqiptarëve për moshapjen e negociatave dhe shtimin e kushteve të reja, apo se Komisioni po informohet mbi mashtrimet e mëdha që qeveria e tij ka bërë lidhur me Gjykatën Kushtetuese dhe tentativat e panumërta për ta kapur atë e për ta kthyer në një tjetër vegël që i shërben regjimit diktatorialo-Ramist? Sido qoftë shqiptarët nuk gënjehen më, e thanë fjalën e tyre qartë e zhurmshëm në manifestimin e 2 marsit. Ndaj kujdes!!! Nesër mund të jenë më të shumtë e më të zëshëm, e kur sovrani flet nuk ka diktaturë që mbijeton”, shprehet Mehmetaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here