“Shteti fillon te Kushtetuta, qytetarët ta mbrojnë kur dhunohet”/ Gjosha: Në tubimin e 2 marsit isha si qytetare

0
106

Ish-ministrja dhe ish-deputetja e LSI, Klajda Gjosha, thotë se në tubimin e 2 marsit doli si qytetare. Ajo thotë se shteti fillon te Kushtetuta dhe është detyrë e të gjithë qytetarëve që ta mbrojnë kur dhunohet.

Klajda Gjosha: Unë isha si qytetare, por besoj se është detyrë e të gjithë qytetarëve për të mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë. Është libri themeltar i kësaj Republike ku ne jetojmë. Shteti aty fillon. LSI ka një histori të gjatë me Kushtetutën. 2008 ka kulmuar, ka qenë një vrazhdë shumë e gjatë e mbylljes së disa politikanëve tanë brenda Kuvendit për të mos ndryshuar atë sistem përfaqësie që ne kemi. Kushtetuta ka probleme, por ky është tjetër koncept. Ne jemi të detyruar të mbrojmë këtë që është miratuar. Fakti që u larguam nga ai parlament kishte të bënte me cënimin e Kushtetutës. Besoj që është një sensibilizim, që më pas do të frenojë ndjeshëm të gjithë shkeljet që i bëhen Kushtetutës./ Rtv Ora,

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here