Kongresi i PS, analisti i njohur e thotë hapur: Rama ka ca probleme, duhet të shkojë te psikologu

0
89

Analisti Mustafa Nano ka komentuar Kongresin e PS, i cili u zhvillua dy ditë më parë. I pyetur për deklaratën e Kryeminnistrit, se ka mijëra njerëz në terren dhe nuk ka media që ia kalon për informim, Nano ka thënë se Rama ka probleme dhe nuk duron dot kritikën.

Ky kryeministër ka ca probleme, nuk duron dot zëra kritikë. E gënjen mendja se është babai i kombit.  Për mua duhet të shkojë te psikologu, sepse nuk shoh si mund të zgjidhet ndryshe ky ankth që ka ai me mediat”, tha ai.

Lidhur me fjalën e mbajtur në Kongresin e PS-së nga bashkëshortja e kryeministrit, Nano u shpreh se këto janë zakone despotike.

Ai tani ka filluar ta ngjyrosë familjarisht. Nuk shoh arsye pse duhet të dimë emrin e djalit të kryeministrit.  Këto janë zakone despotike, siç janë bërë publike emrat e fëmijëve të Enver Hoxhës.  Nuk shoh arsye pse në kongres të mbajë fjalë zonja e Ramës. Nuk ka tagër, nuk është anëtare.  Pse nuk më ftojnë mua të mbaj fjalë atje. Nuk e kuptoj pse nuk ka një që brenda PS-së që ta qortojë këtë qasje”, tha ai./Gazeta Liberale

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here