Standard.al

“Çfarë ndodh nëse nuk ka zgjedhje të parakohshme?” Bylykbashi paralajmëron “tërmete” Kushtetuese

0

Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, komentoi vendimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për shpërndarjen e Parlamentit. Ai tha se Kushtetutës i është vrarë gardiani dhe po shpartallohet, kjo sipas tij është edhe arsyeja që asnjë shqiptar nuk do të mungonte në mbrojtje të saj.

Pjesë nga intervista në studio:

Problematike ka qenë blerja te votuesi. A keni arritur në draftin tuaj të diskutoni depolitizimin e Komisineve të përpunimit të votës dhe a mundet që me këtë reformë të shmangni blerjen e votës në gjenezë?

Bylykbashi: Finacnimi i partisë politike është pjesë e 9 kushteve që ka Bundestagu. Transparenca është një nga elementët thelbësorë që në po përforcojmë. Duke rritur mekanizamt e kontrollit, partitë të mos bëjnë deklarime fallco por të kenë mundësinë që këto të kontrollohen. Pasojat duhet të jenë të ashpra deri në humbje të mandatit, kur kemi shkelje të finacimit.

A mundet të çrrënjoset totalisht shitblerja e votës, kjo besoj është e vështirë por synojmë ta reduktojmë në mënyrë drastike këtë fenomen kriminal

Si po ecën puna me reformën zgjedhore, si është bashkëpunimi me PS?

Bylykbashi: Ne kemi një marrëveshje të datës 14 janar që detyron PS të vijë në konsensus me ne. Opozita e bashkuar po sjell paketa me radhë. Sot është diskutuar manipulimi me zgjedhjet. Problemet janë aq të mëdha sa pala tjetër përpiqet ti zvogëlojë. Reforma zgjedhore nuk do të pranohet nëse është jo efikase. Kërkojmë që Kodi Zgjedhor të japë garanci maksimale për të mbrojtur votën.

Ne po punojmë për rregulla të shtuara të Kodit zgjedhor. Do të ketë rregulla të shtuara në ligjin e finacimit të PD.

Ne shkojmë me datën 15 mars për një reformë të mbyllur. Ne punojmë për atë datë. Kemi dhënë maksimumin tonë dhe tani është çështja të arrijmë  në kompromise.

Ndërsa sa i përket manifestimit të thirrur nga Presidenti Meta, Bylykbashi theksoi se ka një pakënaqësi popullore ndaj kryeministrit Rama.

“Tubimi i Presidentit bënte çdo shqiptar të dilte në shesh. Ne populli shqiptar krenar për nga vijmë.

Kushtetutës i është vrarë gardiani që është Gjykata Kushtetuese dhe po shpartallohet. Për këtë arsye kushdo do të ishte pjesë e manifestimit”, tha Bylykbashi.

Sa mundësi ligjore ka Presidenti të shpërndajë Parlamentin?

Bylykbashi: Një Parlament me dinjitet ka të drejtë për tu vetëshpërndarë.

Në vullnetin e plotë dhe të lirë ajo që prevalon në historin është interesi i publikut shqiptar. Po shkelin Kushtetutën për të grabitur pasuritë e qytetarëve. Presidenti nxjerr dekrete dhe ne kemi një Parlament që ka dalë nga kontrolli.

Nëse Meta mbledh njerëzit përpara Parlamentit, opozita do ta mbështesë?

Bylykabshi: Di të them që Kushtetuta kërkon përfaqësim të shqiptarëve. Ne na ka rënë kontrolli mbi qeverinë.

Sa i përket komentit të kryeministrit Rama se: “Opozita është bërë servis i Metës”,  Bylykbashi theksoi:  Rama zvogëlon çështjet e rëndësishme shpesh ia ka dalë, por dëmi është i shqiptarëve. Ata që vjedhin qindra milion janë të lirë. Ndërsa një hallexhi për 10 euro përfundon në burg.

Ky vit nëse nuk do të ketë ketë zgjedhje të parakohshme shumë shprejt mund të mbledhë tërmetë të mëdha Kushtetuese që vijnë më pas./ ABC News

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.