15 marsi afati i fundit i reformës zgjedhore, Vasili: Çdo tejkalim i tij shkatërron marrëveshjen

0
111

 

Lëvizja Socialiste për Integrim deklaron se se 15 marsi është afati i fundit për përmbylljen e reformës zgjedhore.

Deklarata erdhi nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili njëherësh është dhe anëtar i Komitetit për Reformën Zgjedhore, i cili i përgjigjet deklaratave të përfaqësuesit të mazhorancës në këtë tryezë, Damian Gjiknurit, i cili paralajmëroi shtyrjen e reformës përtej 15 marsit. Dhe në këtë kontekst, Vasili paralajmëron se shtyrjet përtej 15 marsit, që kërkon të imponojë “rilindja” do të thotë shkatërrim i marrëveshjes mes opozitës dhe palës së qeverisë

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Reforma zgjedhore duhet të përfundojë brenda 15 marsit.

Shtyrjet përtej 15 marsit, që kërkon të imponojë “rilindja” do të thotë shkatërrim i marrëveshjes mes opozitës dhe palës së qeverisë.

Shkatërrimi i marrëveshjes do të thotë bllokimi i qëllimshëm nga “rilindja” i hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Opozita e bashkuar ka paraqitur të gjitha propozimet për reformën zgjedhore në Këshillin Politik.

Loja e rilindjes me zvarritjet, shtyrjet dhe logjikën e faktit të kryer është lojë, që i ka dalë boja.

Bllokimi i reformës ka si qëllim të dëshpëruar bllokimin e zgjidhjes politike, që nxjerr vendin përfundimisht nga kriza shkatërrimtare.

E gjithë përgjegjësia për bllokimin e reformës zgjedhore bie vetëm mbi Edi Ramën dhe “rilindjen”.

 

Mazhoranca është e vendosur për të mos shkuar në zgjedhje të parakohshme, ashtu siç pretendon opozita. Bashkëkryetari socialist i komisionit, Damian Gjiknuri në përfundimit të tryezës për reformën zgjedhore u pyet për afatet e këtij komisionit, të cilat përfundojnë në 15 mars. Ai tha se në tavolinën e diskutimit ka shumë çështje të pazgjidhura, por e rëndësishme është dakordësia politike. “Ka shumë çështje të pazgjidhura në tavolinë, por mos e shikoni 15 marsin si një datë që ne duhet të kemi draftin.”, tha Damian Gjiknuri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here