Ylli Rakipi: Sot nuk doli në shesh Presidenti i Republikës, por një politikan rrace që dha një mesazh të qartë

0
146

Gazetari Ylli Rakipi ka qenë i ftuar në studion e Abc News me gazetaren Mirela Milori, për të diskutuar aktualitetin politik në vend dhe tubimin e sotëm të organizuar nga Presidenti, Ilir Meta.

Rakipi tha se tubimi i Presidentit ishte i mbushur me simbolika, të cilat ai i ka llogaritur si një politikan rrace, për t’i dhënë gjithëkujt një mesazh të qartë, për mbrojtjen e Kushtetutës.

“Në fakt është metaforike, një simbol interesant, që buron nga 2500 vjet më parë në demokracinë athinase, ku Perikliu i zgjidhte të gjitha problemet tek sheshi. Është e domosdoshme, sepse ka rënë sistemi, më saktë, është ndërtuar sistemi sipas dëshirave të njërit apo tjetrit. Shqipëria është një sistem vlerash, të cilën nuk e kupton askush, as të huajt, por e lënë këtë vend të vijojë në këtë mënyrë të çuditshme.
Presidenti i Republikës doli në shesh, sepse askush nuk e lejon të bëjë aq pak detyra sa ai ka. Nuk duhet të çuditemi, përse një njeri si Ilir Meta bën këto veprime.
Meta është një politikan rrace dhe di t’i bëjë këto shenjat, i ka studiuar, siç studion Rama strategjitë e tij me poturet.

Sot nuk është kryetari i shtetit ai që doli nga selia, por një politikan rrace.  Meta i’u tregoi njerëzve, që unë jam Ilir Meta, këtë vend që kam këtu do ta mbroj, bashkë me ju”, u shpreh Rakipi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here