Ilir Demalia: Nesër shqiptarët të shkarkojnë Ramën si kryeministër, jo për Ilir Metën po për Shqipërinë

0
104

Analistin Ilir Demalia një dite para manifestimit te 2 marsit eshte shprehur se shqiptarët që i janë përgjigjur thirrjes së Presidentit Ilir Meta, nuk duhet të lëvizin nesër nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pa e shkarkuar Edi Ramën si kryeministër i Shqipërisë.

“Edi Rama jo vetëm kërkon të tretë por nuk ka kufizim mandati si kryetar partie dhe kjo do të thotë se edhe si kryeministër nuk ka kufizim mandati, nëse nuk e ndalojmë dot. Nesër është një rast shumë i mirë për të dalë shqiptarët, të mos shkulen nesër nga bulevardi pa e shkarkuar Edi Ramën si kryeministër i Shqipërisë, të mos e bëjnë për Ilir Metën, ta bëjnë për të ndaluar me një keqe që po i kanoset Shqipërisë me sundimin e Edi Ramës”.

Ai shtoi se kongresi i PS-së ishte një kongres i familjes Rama dhe jo i Partisë Socialiste. “Siç na e shpalosi edhe Linda Rama, na dha pasardhësin e Ramës, duke thënë që djali i tyre e ka quajtur Shqipërinë shtëpi. Ishte një kongres i familjes Rama, nuk ishte një kongres i partisë socialiste. Nuk kishte diskutime dhe debate. Të gjithë duartrokisnin si të ishin në pularinë socialiste”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here