Vdekja e parë nga koronavirusi në SHBA, Trump: E pashmangshme përhapja e tij

0
140

Një grua në shtetin e Uashingtonit ka vdekur nga koronavirusi duke shënuar rastin e parë të vdekjes në SHBA. Lajmi u njoftua të shtunën nga zyrtarët e shëndetit publik.

Ata nuk dhanë shumë detaje ndërsa paralajmëruan një konferencë për shtyp më vonë gjatë ditës.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trump i cili thotë se ishte e pashmangshme hyrja e epidemisë në SHBA por nga ana tjetër shtoi se ata që janë të shëndetshëm do ta përballojnë.

Në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Trump, tha se pacientja ishte e sëmurë dhe risku për të vdekur pas infektimit ishte i lartë.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes së viktimës, Trump bëri thirrje për qetësi, pasi sipas tij “përhapja e virusit është e pashmangshme”.

“Janë shtuar rastet në SHBA, por individët e shëndetshëm të mos shqetësohen sepse në rast infektimi do të jenë në gjendje të rikuperohen”, tha Trump.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here