Reagon zëdhënësi i Metës: Gruaja e Bilalit hoqi dorë nga zanati i fotove të vjedhura…

0
84

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta u është përgjigjur sot akuzave të Edi Ramës në kongres kundër kreut të shtetit. Në një reagim në Facebook, Tedi Blushi shprehet se Edi Rama nuk duhet të shqetësohet për sigurinë e manifestimit, por të mobilizojë policët për të kapur tonelatat e drogës.
“Më në fund Gruaja e Bilalit hoqi dorë nga zanati i fotove të vjedhura dhe kaloi tek arti i gatimit me tenxhere dhe kusi, në Dhomën e Luleve. E sigurojmë se godina ku ndodhet Dhoma e Luleve, nga ku ajo sodiste e traumatizuar protestat e opozitës në vitet 2000, do të jetë më 2 mars godina më e sigurtë në botë, e mbrojtur nga vajza dhe gra kuqezi vetëm me mimoza në duar. Të mos mobilizojë policë kot por t’i dërgojë të kapin tonelatat e drogës!”,- shkruan Tedi Blushi në një postim në Facebook

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here