Kryemadhi zbardh skandalin: Bebe Rexhës nuk i japin leje për rindërtimin e 2 shtëpive në Bubq…

0
115

Monika Kryemadhi ka bërë publik sot nga Vlora, me fakte, sesi i ashtuquajturi projekt rindërtimi i qeverisë Rama, është i kapur nga korrupsioni dhe i mbytur nga burokracitë.

Edhe pse pas tërmetit, e mirënjohura Bebe Rexha mbërriti në Shqipëri, në Bubq, dhe mori përsipër të financohen ndërtimin e dy shtëpive, sot e kësaj dite asaj nuk i jepet leja zhvillimore nga qeveria.

“Mjafton që t’i kujtoj Kryeministrit Edi Rama, – tha Kryemadhi, – se si është të marrësh një leje ndërtimi, siç e tha ai,  “për 5 ditë”!

Unë kam tre muaj që për hir një lidhjes sime familjare, Bebe Rexha mori përsipër të ndërtonte dy shtëpi, një në Bubq dhe një në Bizë dhe i ndau, një shtëpi të krishterësh dhe një myslimanësh.

Ajo në Bubq ishte shtëpia e dy jetimëve që jetonin me gjyshen e gjyshen; të rinjtë ishin studentë dhe gjyshërit i mbanin me pensionet e tyre.

Mbasi janë paguar paratë për të bërë projektin, janë bërë tërë dokumentacionet, sot e kësaj dite – dhe kjo është një njeri me famë botërore – nuk i kanë dhënë leje ndërtimi se na duhet “leje zhvillimore”!!!

E njejta gjë edhe në Bizë, po i sorrollasin në mënyrën më të tmerrshme.

Mendoni, në dy shtëpi që kanë mundësi financiare për t’u ndërtuar dhe që u thanë edhe se për këtë ndihmë, ju dhanë formular, duhet të hiqni dorë nga ndihma e shtetit. Dhe sot e kësaj dite, ata hoqën dorë nga ndihma e shtetit, por  vazhdojnë të jetojnë në çadër dhe presin lejen e ndërtimit për shtëpi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here