Kryemadhi-Ramës: Pse vdiqën prindërit e fëmijëve, që i reklamove me futbollistët?!

0
127

Të ashpra kanë qënë akuzat e Monika Kryemadhit sot nga Vlora, ndaj kreu të qeverisë, të cilit i ka kujtuar se nuk ngurron që të bëjë filma me metrazh të shkurtër për të treguar se sa shumë i dhimbset shpirti për viktimat e tërmetit, se ulet e ha drekë në një familje ku fëmija ka mbetur jetim dhe Rama e çon të takojë futbollistët, por nuk nxjerr shkakun pse i lejoi shteti të jetonin në një apartament që duhej rrënuar?!

“Po të pyesësh gjimnazistët në për shkolla iu premtua parajsa në gjimnaz, – vërejti Kryemadhi, –  por përkundrazi gjimnazi është kthyer në një ferr i vajzave tona me të cilat abuzohen nga mësuesit perversë. Iu premtua parajsa në shkolla gjimnazistëve por përkundrazi kërcënohen për arsye politike nëpërmjet notës. Iu premtua jetë universitare ekselencë por përkundrazi kushtëzohen me notat dhe me mesatare dhe çdo ditë e më shumë mësimi i tyre bëhet më i shtrenjtë për xhepat e prindërve të tyre. Mjafton të pyesësh gjimnazistët dhe do dëgjosh sesi portifiët e tyre janë kosto në xhepat e tyre.

Mjafton të pyesësh gjimnazistët sesi ndihen në matematikë në fizikë, ata do thonë që për çdo orë mësimi që ne bëjmë, prindërit tanë janë të detyruar të paguajnë nga 10 mijë lekë të vjetra për orët e mësimit private dhe kurset private. Nëse ne do të thonim që do të kishim arsim falas, nuk është se e kemi arsimin falas, por kemi arsimin më të shtrenjtë që mund të jetë jo vetëm në rajon, por kudo. U premtuan librat falas, por përkundrazi jo vetëm që nuk janë falas, por janë akoma edhe më të shtrenjtë.

Një kryeministër i cili nuk ngurron që të bëj filma me metrazh të shkurtër për të treguar se sa shumë i dhimbset shpirti për viktimat e tërmetit. Mjafton të shikonim sot në kongresin e famshëm të tyre, një dokumentar se si ai po bënte një përmbledhje të suksesit të madh që kishte bërë pas tërmetit. Do të dëshiroja të shikoja një metrazh tjetër të z. Rama përsa i përket filmave të tij, se si shqiptarët e Bubqit, të Thumanës janë sot akoma pa shtëpi.

Shikojmë që ulet në një tavolinë dhe ha drekë me një familje, shikojmë një shtëpi dhe një krevat për një fëmijë që ngeli jetim, por akoma nuk kemi parë përpara togave të policisë shkaktarët e vdekjes së prindërve të fëmijëve që ai i reklamon me futbollistët. Pse vdiqën prindërit e tyre? Pse i lejoi shteti të jetojnë në një pallat i cili duhej të rrënohej pa rënë tërmeti i 26 nëntorit?

Kemi parë sesi arreston pensionistë që nuk mund të paguajnë energjinë elektrike, por nuk kemi asnjë përgjegjës për 51 viktimat e 26 nëntorit. Kemi parë që arrestoi ish-kryetar komunash dikur të PD-së, vetëm e vetëm për të larguar vëmendje, por edhe sot e kësaj dite nuk kemi parë asnjë nga firmat e ndërtimit ose nga ata që kanë firmosur, qoftë në Bashkinë e Krujës, qoftë në Bashkinë e Durrësit për qindra objekte që u rrënuar dhe për mijëra shtëpi që iu shkatërruan shqiptarëve në tërmetin e 26 nëntorit. Nuk mbaron me kaq tallja e kryeministrit tonë me shqiptarët, por vazhdon dhe tallet akoma me paratë që i dhanë kredi shqiptarëve.

Unë besoj se të gjithë shqiptarët e kuptojnë fjalën kredi që do të thotë borxh. Borxhi është një gjë që e kemi siklet të gjithë, sepse jeton me idenë për ta kthyer dhe për të qenë i lirë prej tij. Kryeministri jonë nuk e ka problem borxhin, sepse nuk i merr në emër të tij, por do t’i marrë në emër të fëmijëve të shqiptarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here