Arrestimi i Henri Çilit/ Shpërthen Meta: Kush ka probleme me ligjin të përgjigjet! Mos u habisni nëse dëgjoni…

0
95

Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur sot pyetjeve të gazetarëve lidhur me arrestimin e botuesit të njohur Henri Çili.

Lidhur me këtë zhvillim Presidenti Ilir Meta dha dy mesazhe. Së pari, kushdo që ka probleme me ligjin qoftë njeri i medias apo politikë duhet të përgjigjet.

Së dyti, Presidenti Ilir Meta tha se zhvillime të tilla mund të jenë dhe pjesë e alertit (alarmit) që ka kapur autorët e puçit dhe grushtit të shtetit.

“Secili që ka probleme me ligjin duhet të përballet me drejtësinë…  Mos u habisni nëse dëgjoni që do arrestohet Fatos Lubonja dhe Artur Zheji, për lidhje me Ndrageten italiane, apo se te pallati afër Presidencës janë zbuluar dy persona me koronavirus”,- tha Presidenti Ilir Meta

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here