Standard.al

Vokshi i kthehet Linda Ramës: Mu duke si Nexhmija që deformonte historinë si t’i duhej bashkëshortit të saj diktator

0

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi, reagon pas fjalës së sotme në Kongresin e PS të Linda Ramës, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Vokshi krahason zonjën Rama me bashkëshorten e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, e ndarë nga jeta pak ditë më parë.

Reagimi i plotë i Albana Vokshit:

Në vend të një këshille për Linda Ramën

Dëgjova me keqardhje Linda Ramën, kur deformonte historinë e zgjedhjes së bashkëshortit të saj në krye të PS. Për fat të keq, m’u duk si Nexhmije Hoxha që deformonte historinë si t’i duhej bashkëshortit të saj diktator.

Të gjithë e dimë se Edi Rama nuk u zgjodh Kryetar i PS me votat diktuara nga të rinjtë. Edi Rama u zgjodh në krye të PS me skemën mafioze, që vetë socialistët e quajtën atëherë “një pallat, një votë”.

Të gjithë e dimë se Edi Rama në krye të PS është produkt i parave dhe i pazareve të pista. Ai ia dedikon karrierën e tij Gramoz Ruçit, i cili dha dorëheqjen në vend që ta jepte Rama, kur kongresi i PS i rrëzoi platformën statutore.

E kuptoj që Lindës i kanë thënë se bashkëshorti i saj, i cili po shkon drejt të 60-ve, duhet të vazhdojë të shitet si cool&trendy, por tani është shumë vonë.

Në vend që të bëhet pjesë e një propagande të shëmtuar, mbase do ishte mirë që Linda Rama të pranonte në heshtje dhe me fisnikëri se koha e Edi Ramës, i cili po zbon të rinjtë nga vendi, ka perënduar!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.