Vasili deklaratë të fortë: 15 marsi, i afat i panegociueshëm…

0
117

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi se propozimi i opozitës është mirëpritur.
Teksa u ndal tek disa nga propozimet, ai theksoi se teknologjia e re është jetike dhe justifikon çdo kosto.

Pak pas përfundimit të mbledhjes së tryezës për Reformën Zgjedhore, Vasili pohoi se 15 marsi është i afat i panegociueshëm.

“Kemi ndarë nevojën për të rritur sigurinë e votimit për të evituar manipulimin, Për ti dhënë një kohë të gjatë kësaj praktike të re, pasi manipulimi i votave ka shkatërruar besimin e zgjedhjeve.

Përdorimi i teknologjive justifikon kostot, pasi manipulimi krijon qeveri që janë të korruptuara.

Ne kërkojmë që vullneti i qytetarëve të jetë ashtu siç ata e hedhin në kutinë e votimit.

Vullneti është gjithmonë ajo që do bëjë diferencës, opozita ka punuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe 15 marsi është një datë e panegociueshme dhe është një hap kyç për hapjen e negociatave”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here