Standard.al

Tirana përmbys gjithçka në pak minuta/ Batha shënon dy gola brenda 4 minutave

0

Po luhet një derbi i jashtëzakonshëm në “Air Albania”. Tirana udhëheq ndaj Partizanit në Air Albania Stadium teksa në 19 minutat e para të lojës janë shënuar 3 gola dhe një karton të kuq. Që në minutën e 2-të braziliani i Partizanit, William Cordeiro shënoi një gol fluturimthi duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar Ilion Lika.  Në minutën e 13’ pas një dyluftimi mes Bitrit dhe Torasës, për gjyqtarin Juxhin Xhaja nuk ka dyshime, 11 metërsh për bardheblutë dhe karton i kuq për Bitrin. Tirana ka barazuar rezultatin 1-1 në sfidën ndaj Partizanit pasi Batha realizon nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 18′ arbitri Xhaja akordon një tjetër penallti për Tiranën, Telushi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kale. Batha shënon sërish nga pika e bardhë e penalltisë duke përmbysur rezultatin 2-1.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.