Standard.al

“T’i jepet fund izolimit”, Thaçi i kthehet Kurtit: Po prish marrëdhëniet me SHBA-në…

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar në lidhje me vendimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës për lëndën e parë të mallrave serbe, ndërsa e ka cilësuar atë kokëfortë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Thaçi akuzoi Kurtin për prishje të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pari i shtetit kosovar ka kërkuar nga politika që të marrin vendimet e duhura në mënyrë që t’i japin fund izolimit.

REAGIMI I THACIT

Kokëfortësia, mungesa e veprimeve dhe e vendimeve të mençura, e ka thelluar izolimin e Kosovës dhe ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet tona speciale me SHBA-në. Mbetja në fuqi e tarifës është pengesë serioze dhe e pamundëson bashkëpunimin strategjik dhe investimet e reja të fuqishme amerikane në Kosovë. Prandaj, nevoja që me urgjencë të merren vendimet e duhura ishte kërkesë dhe mesazh kryesor në takim me Sekretarin Pompeo dhe me Këshilltarin për Siguri Nacionale, O’Brien.

Edhe kërkesa ime e qartë si president për qeverinë, për spektrin politik dhe mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës është që pa humbur kohë të merren vendimet e duhura strategjike, të cilat i japin fund izolimit, i hapin mundësi dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe e forcojnë miqësinë e përhershme dhe bashkëpunimin strategjik me SHBA-në. Hezitimi eventual për vendime të shpejta, të mençura, të plota e jo të pjesshme është i panevojshëm, sepse këto vendime janë rruga e vetme për t’i arritur qëllimet tona shtetërore dhe strategjike. HTH

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.