Të dashur ambasadorë është koha për të na mbështetur për herë të fundit…

0
107

 

Zotërinj Ambasadorë, Shqipëria është vendi i çudirave dhe eksperimenteve. Thuajse, për një shekull mbi popullin shqiptar janë eksperimentuar dhe janë zbatuar forma nga më të ndryshmet regjimesh, që asnjë shoqëri tjetër nuk e ka kaluar në kurrizin e vet. Por, ne, po ndalemi në këto 30 vjetët e fundit. Pas një diktature të zeze, Shqipëria me të vërtetë u duk se po futej në rrugën e familjes evropiane aty ku i përkiste.
Me të mirat dhe të këqijat e saj kjo periudhë arriti të prodhonte një sistem gjysëm liberal dhe, një demokraci të brishtë. Në një moment të caktuar me rezultat shumë të mirë, kur falë punës e ndihmës suaj të madhe, që u dha pa kursim, u mundësua hyrja e Shqipërisë në integrimin evropian. Shqipëria u fut në NATO, dhe iu lejua shqiptarëve të lëviznin në vendet tuaja pa u diskrimunuar.
E nisëm me fjalën çudi sepse me të vërtetë është çudi. Se si mundet, në një vend që i përket kontinentit evropian, kontradiksioni i propagandës politike për suksesin e reformës në drejtësi që do të shpëtonte shqiptarët nga korrupsioni në tre katër vitet e fundit të shohë të kundërtën! Krimi dhe korrupsioni kanë kapur çdo nivel të sistemit, pushtetit dhe shoqërisë sonë.
Ky vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka Gjykatë të Lartë, po shkrihen Gjykatat e Apelit, Drejtësia thuajse nuk funksionon por tek asnjë prej jush nuk reagim shqiptarët. Ndoshta për hir të stabilitetit që është i domosodshëm në rajonin e Ballkanit, ndoshta ju po i lini shqiptarët në një qeverisje që s’ka asgjë të përbashkët me qeverisjen, po i lini shqiptarët në dorë të një partie në pushtet që çdo ditë e çon Shqipërinë drejt kapjes totale të të gjitha institucioneve, duke marrë çdo lloj të drejte në dorë… Po ashtu edhe koncensionet u kanë krijuar mundësinë të falin çdo gjë, duke bërë me pushtetet që kanë uzurpuar çfarë u do qejfi, e shmangur çdo llogaridhënie…kështu është duke u rritur oreksi i tyre edhe me heshtjen tuaj!
Çudi vërtet, se si mund të funksionojë një parlament që orkestrohet nga një njeri, me ca pseudodeputetë qesharakë, kukulla dhe pupacë të kryeministrit, të cilët nuk e kanë aspak problem të shkrijnë çdo gjë, të shkatërrojnë çdo ligj, çdo gjë që mund të ruajë edhe atë pak balancë që ka mbetur në këtë situatë katastrofike. Pra, të dashur ambasadorë, që me të vërtetë keni dhënë kontribut, është koha të reagoni, dhe mos të keni frikë se çfarë do të ndodhë më 2 mars! Sepse më 2 mars do të jetë manifestim. Shqiptarët dinë të manifestojnë për të kërkuar të drejtat, dhe do t’i përgjigjet thirrjes së Presidentit, jo për të mbrojtur Ilir Metën, por për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve, integritetin dhe ekzistencën e Shqipërisë!
Në një vend që ekziston vetëm një pushtet dhe, pa asnjë rojtar, më e pakta, elementarja, të kishim një Gjykatë Kushtetuese normale. Prandaj ta thoni edhe ju fjalën tuaj, sepse po ra dhe ky institucion, kthimi mbrapsh do ishte fatale për shqiptarët, sepse kaq pushtet absolut nuk ka pasur as diktatori Enver Hoxha në Shqipëri.
Prandaj është koha për të reaguar, për të mbështetur të drejtën dhe demokracinë shqiptare. Qëndroni në krah të popullit shqiptar që ta gjejnë prosperitetin dhe jetën në Shqipëri dhe jo në vendet e tuaja të begata. Sepse po kaloi dhe kjo gjëmë që shihet se po vihet në punë, që Gjykata Kushtetuese të bjerë në dorë të një pushteti, ose të qeverisë, atëherë të dashur ambasadorë s’mbetet gjë tjetër: shqiptarët jo vetëm që do të ikin, por do t’i keni sërish në oborret tuaja. Redaksionale/ standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here