Shehaj për koronavirusin: Sistemi shëndetësor është i dobët, qeveria është mësuar të gënjejë dhe mashtrojë…

0
112

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, thekson se Shqipëria po nënvlerëson rrezikun e madh që koronavirusi ka për një vend si i yni.

Postimi i plotë

“Vëmendja e opinionit, veçanërisht medias, duhet të mbahet tek koronavirusi. Kam frikë se ne po nënvlerësojmë rrezikun e madh që koronavirusi ka për një vend si i yni, ku sistemi shëndetësor është i dobët, aftësitë tona financiare dhe teknike janë të ulta dhe ku qeveria është e mësuar të gënjejë dhe mashtrojë.

Është thuajse e sigurt që edhe në Shqipëri do të ketë herët a vonë të infektuar. Nëse nuk bëjmë presion ndaj qeverisë që të përqëndrojë të gjitha burimet dhe vëmendjen tek kjo çështje, mund të ketë pasoja për njerëzit. Nuk është koha për panik, por nuk është as koha për tu shpërqëndruar tek çështje që i interesojnë vetëm politikës dhe jo shëndetit të njerëve”, shkruan Shehaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here