Standard.al

Pushime romantike në Francë, zbulohet lidhja sekrete e Ana Likës me futbollistin shqiptar…

0

Prej kohësh u përfol për një lidhje të mundshme me aktorin e humorit, Drilon Hoxha, por mesa duket Ana Lika e paska gjetur me kohë dashurinë e saj, dhe Icon Style ka zbuluar se aktorja është në një romancë me futbollistin Amir Rrahmani.

Shpesh është aluduar për lidhjet e aktores, por asnjëherë nuk u zbulua se kush fshihej pas.

Mirëpo më në fund është zbuluar se kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën Ana Likës, dhe bëhet fjalë për Amir Rrahmanin, futbollisti shqiptar 26-vjeçar që luan për ekipin Kombëtar të Kosovës dhe për Veronën e Italisë, ndërkohë që nga viti i ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit.

“Iconstyle” ka konfirmuar romancën mes çiftit, duke shtuar se nuk ka shumë kohë që ka nisur. Aktorja dhe futbollisti kanë vendosur të realizojnë një palë pushime romantike në Francë, dhe kanë publikuar fotot e tyre në rrjete sociale, duke pozuar në të njëjtin vend.

Megjithatë, çifti ende ka vendosur ta mbajë lidhjen të fshehtë, duke mos publikuar asnjë moment së bashku

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.