Standard.al

Mediat e Rilindjes dhe pamundësia për të minuar betejën e Presidentit mbi Kushtetutën

0

Krahas betejës së Presidentit për mbrojtjen e Kushtetutës, një tjetër betejë po zhvillohet prej kohësh mes pushtetit dhe medias së lirë. Ligji për antishpifjen, i pari në llojin e tij në të gjithë Evropën, cënon rëndë parimet e të drejtës së shprehjes dhe lirisë së medias. U desh ndërhyrja e partnerëve ndërKombëtare deri në instancat më të larta që qeveria rilindase të tërhiqej përkoshësisht nga ligji, duke mos rrëzuar dekretin e Presidentit, sic e kishte parashikuar, por të pritej deri në opinionin e Komisionit të Venecias.

E megjithatë duhet të theksojmë se nën zë, në disa raste edhe haptazi, media të caktuara kanë shkuar larg me  shërbimin ndaj pushtetit, aq sa të mbështesin edhe paketën antishpifje. Janë pikërisht këto media me drejtuesit e tyre që nuk kanë nguruar në gjithë këto vite ti shkojnë nga mbrapa shefit të tyre, jo atij në zyrë, por atij në pushtet, duke e suportuar në të gjita iniciativiat e tij. Madje shpesheherë duke sponosorizuar fort “lajthitjet” qeveritare të kamufluara si nisma ligjore.

Janë pikërisht të tilla media dhe botues, mes tyre dhe disa analistë që në studio televizive kanë si detyrë kryesore vetëm vrerin ndaj cdo kundërshtari të Rilindjes, që ulin në maksimum besimin e publikut te informimi në Shqipëri. Të tilla media, janë një turp për gazetarinë dhe të vërtetën, ku edhe në rastin konkret të shkeljes flagrante të mazhorancës me Kushtetutën, nuk ngurojnë të paraqesin argumente “jashtëkosore” mbi ligjshmërinë e veprimeve të pushtetit.

Karikatura e sotme e gazetës “standard” i referohet pikërisht këtyre mediave, të cilat si qëllim parësor nuk kanë informimin por propagandën. Në rast se sot ka një kauzë për të cilin media duhej të ishte çdo ditë duke ndjekur dhe informuar publikun padyshim do duhej të ishte shkelja me të dyja këmbët e ligjit nga shumica mbi rastin e emërive të gjyqtarëve të Kushtetueses.

Por këto media, përfshirë analistët pranë pushtetit, e kanë të qartë synimin e tyre këto ditë. Të minojnë sa më shumë betejën e Presidentit për kushtetutën, ti vënë shkopinj nën rrota kauzës ndoshta më të drejtë të kësaj dekade. Janë të qarta në qëllimin e tyre dhe shërbimin e verbër ndaj Rilindjes. Nuk marrin parasysh as faktet tronditëse të shkeljeve ligjore me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, as edhe ligjin butaforik dhe diktatorial në të njejtën kohë, që i heq kompetencat Presidentit mbi betimin e gjyqtarëve.

Sot ndër qytetarët, të të gjitha ngjyrimeve, qoftë edhe socialistë, nuk ka kush dyshime mbi drejtësinë e kauzës së kreut të shtetit. Pasi nëse sot i merren kompetencat Presidentit të Republikës ditën për diell, çfarë pritet të ndodhë në vazhdim me qytetarët e thjeshtë?! Padyshim të drejtat e tyre janë shkelur pa masë në këto vite të pushtetit të Rilindjes, por nëse kjo e fundit arrin të shtijë në dorë edhe Gjykatën Kushtetues, atëherë de facto do jetojmë nën një regjim!

Dhe pikërisht në këtë rast, media duhet të ngrjë alarmin dhe të informojë qytetarët ndershëm dhe objektivisht mbi të vërtetën e një tentative grushti shteti që po ndodh në Shqipëri. Ndaj dalja në bulevard në 2 gusht është një mision kombëtar, një mision kuq e zi!

EDITORIAL- STANDARD.AL

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.