Pas arrestimit të Henri Çilit mund të fshihet një inskenim!

0
94

Nga Albano Zhapaj

Mbas arrestimit të Henri Çilit mendoj, në një variant të parë, se brenda këtij arrestimi mund të ketë disa mesazhe të kriptuara për median e shkruar, gazetarët, opinionistët, si dhe pronarët e universiteteve private. Dhe kjo kuptohet se përse, apo nga kush i vjen. Në këtë variant Çili do të ishte thjesht viktima !!

Ja përse:

Një njeri i formatit intelektual apo sipërmarrës si ai i Çilit, s’më bind dot që do arrinte të vinte në rrezik një biznes miliona eurosh, për të ndihmuar ca djem Lazaratas, për një shumë 30 mijë eurosh. Universitetet private me këtë qeveri kanë bërë bingo, janë bërë milionerë si kurrë më parë, sepse qeveria i ka detyruar maturantët shqiptarë të shkojnë me detyrim privati, dhe kush më njeh e më ka ndjekur, e di që unë këtë gjë e kam denoncuar me shkrim, zë dhe figurë në mediat shqiptare. Natyrisht që kam qenë dhe jam i mendimit se mbas ligjit të shëmtuar të arsimit të lartë ka qenë edhe dora e Çilit dhe këtë gjë ja kam thënë haptazi, në sy, disa herë që e kam takuar, por ai asnjëherë s’më është mërzitur, veçse më jepte versionin e tij argumentues në meritë.

Pra, me pak fjalë Henri Çili, ashtu si edhe të tjerë pronarë universitetesh private, nuk mendoj se janë “për bukën e gojës” apo qelepirxhinj që do rrezikonin veten dhe biznesin për rryshfete 20 apo 30 mijë eurosh, kur lekët ua ka çuar qeveria tek dera. Për këtë arsye nuk më bind jehona që po i bëhet arrestimit të Çilit, dhe më forcon bindjen se diçka tjetër luhet pas kësaj.

 

Në një variant të dytë, duke shkuar përtej racionalitetit, mendova se arrestimi mund edhe të ishte një lojë e përbashkët, ku Çili të jetë bashkëpunëtori.

Ja përse:

Një mendje e djallëzuar si ajo e “arrestuesit/urdhëruesit” në bashkëpunim me një intuitist të fortë si Henri Çili mund t’a krijonte këtë situatë e më pas t’a zgjidhte në favor të Henrit, pra Henri arrestohet dhe më pas del i pafajshëm.

Ky “viktimizim” do t’i rriste pikët Çilit në sytë e të djathtës, duke bërë që të jetë një personazh më i pranuar më pas edhe i preferuar nga e djathta, dhe kjo kuptohet që i bën komod për të nesërmen edhe “arrestuesit/urdhëruesit” në një logjikë përdorimi të Henrit, të ngjashme me të përdorimit që po i bën opozitës së re.

Unë këto variante të mundshme shikoj,…dhe në qoftë se del që vërtetë është pleksur për ca lekë cunash Lazarati, do të më duhet të pranoj që nuk e kam njohur mirë Henri Çilin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here