Manifestimi i 2 marsit, Maliqi: Do të pasohet nga protestat masive të opozitës… Meta të shpërndajë parlamentin!

0
91

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka thënë se manifestimi i Metës më 2 mars do të ketë pjesëmarrje masive, pasi ai vetë me kontaktet që ka me socialistët e zhgënjyer i kanë thënë se do të jenë në Tiranë.

MANIFESTIMI I METËS?

“Unë dhashë një konferencë shtypi pas deklaratës së Metës dhe i dola në mbrojtje është rasti më i mirë për ta ndalur kapjen e Kushtetueses, për të mbrojtur demokracinë, për tu përballur me krimin dhe rilindjen.
Unë them që do të ketë pjesëmarrje masive, pasi kam kontakte me të majtët dhe dje erdha nga Berati dhe socialistët e gënjyer dhe do të vijnë.
Vetëm një Majko është i urtë tek PS sot, pasi të tjetër nuk janë socialistë. Sigurisht tubimi do të jetë paqësor, për t’i treguar ndërkombëtarëve që jemi kundër kapjes së Kushtetueses.

Unë mendoj që do të jetë një manifestim i madh që do të pasohet me protesta masive nga opozita ndërkohë faktori ndërkombëtar të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës. Shpresoj të gjej kohë Presidenti dhe të shpërndajë parlamentin, them se duhet ta bëjë. Ja lejon Kushtetuta ta shpërndajë, ashtu siç bën Kuvendi që i bën presion Presidentit. E gjitha bëhet për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Kam kërkuar të largohem nga parlamenti, nuk do asnjëri nga ata të opozitës parlamentare. Nuk pranojnë. Unë po rrij në parlament për të demaskuar krimin, rilindjen dhe qeverinë. Nëse kriza zgjidhet me heqjen e mandatit tim unë iku. Kam kontakte me Hajdarin, Murrizin, Alimadhin, Roshin. Pjesa më e madhe janë me rilindjen, këta që përmenda unë po bëjnë opozitën, vijojnë ta bëjnë.
Faji është i opozitës, e quaj fajtore sepse po të shkonte në zgjedhjet e 30 qershorit do të fitonte.
Nëse opozita shkon në zgjedhje të parakohshme pa bërë lokalet me këta 50 e ca kryebashkiakë, shkon përsëri dhe fiton prandaj duhet me patjetër të bëhen zgjedhje të parakohshme bashkë me ato lokale në një datë”, shprehet Maliqi./News24

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here