Lideri global në delir para grave rilindase: Jeni arma e fundit që imagjinata ime ka pjellë pas shumë e shumë reformash

0
98

Sot u mbajt dita e parë e Kongresit të PS, ku në qendër ishin gratë

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera, kryeministri tha se çështjen e vendosjes së një gruaje bashkëkryetare në çdo organizatë socialiste, gratë socialiste të mos e lëshojnë.Rama tha se nuk duhen toleruar burra si ai që përmendi Majlinda Bufi, që pasi i vuri duart në fyt, hëngri dajak. Nder te tjera Rama nuk nugoi te delironte kur tha se gjinia femër në PS me pushtet të madh ishte pjellë e imagjinatës së tij që ka prohduar shumë reforma!

 

Edi Rama: Dua të them tre gjëra: E para, çështjen e vendosjes së një gruaje bashkëkryetare në çdo organizatë socialiste mos e lëshoni dhe mos toleroni që burra si ai që Majlinda Bufi, pasi i vuri duart në fyt, hëngri dajak ai, bëjani siç ja bëri ajo. Është themelore që organizata socialiste të ndryshojë. Jeni arma e fundit që imagjinata ime ka pjellë pas shumë e shumë reformash, sistemesh. Duke filluar nga koka e çdo organizate, duhet kaluar më poshtë.

E dyta, jam dakord me Besën për futjen e teksteve në shkolla. E fundit, ka vetëm një gjë që nuk shkon, të më thoni z.Rama. Aman ma hiqni këtë z.Rama se më duket tmerr. Është edhe ky një zhvillim i jetës sonë. Më parë, unë i thoja shoku Gramoz dhe ai më thoshte shoku Rama, kur sot unë i them shoku Gramoz, ai më thotë z.Rama. Gramozi është shoku më i mirë që kam në PS. Në sy të gruas iu përulem me shumë respekt dhe iu shpreh të gjithë dashurinë time.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here