Koronavirusi i merr jetën futbollistes 23-vjeçare…

0
127

Një lajm tragjik vjen nga Irani, ku një sportiste 23-vjeçare ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Mediat iraniane raportojnë se e reja, Elham Sheikhi, ishte shtruar në spitalin e qytetit Qom dhjetë ditë më parë, pasi u konfirmua si e infektuar me koronavirus.

Ajo ishte pjesë e ekipit kombëtar të femrave të Iranit, në lojën e futsal.

Futsal është një version i futbollit, i cili luhet brenda një fushe më të vogël në ambiente të mbyllura, ku secili ekip ka nga pesë lojtarë.

Në Iran është shpallur gjendja e emergjencës nga koronavirusi.

Virusi vdekjeprurës kinez u ka marrë jetën 26 personave në shtetin islamik, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 245.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here